Veglëria e Ndihmës së Parë Digjitale është një përpjekje bashkëpunuese e RaReNet (Rapid Response Network) dhe CiviCERT.
Rrjeti i Reagimit të Shpejtë (Rapid Response Network) është një rrjet ndërkombëtar i reaguesve të shpejtë dhe mbështetësve të sigurisë digjitale që përfshin Access Now, Amnesty Tech, Center for Digital Resilience, CIRCL, EFF, Freedom House, Front Line Defenders, Global Voices, Greenhost, Hivos & Digital Defenders Partnership, Internews, La Labomedia, Open Technology Fund, Virtualroad, si dhe ekspertë individualë të sigurisë që punojnë në fushën e sigurisë digjitale dhe të reagimit të shpejtë.
Disa nga këto organizata dhe individë janë pjesë e CiviCERT, një rrjet ndërkombëtar për ndihmë për sigurinë digjitale dhe i ofruesve të infrastrukturës që janë të përqendruar kryesisht në mbështetjen e grupeve dhe individëve që synojnë drejtësinë sociale dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe digjitale. CiviCERT është një kornizë profesionale për përpjekjet e shpërndara të komunitetit të reagimit të shpejtë CERT (Ekipi i Reagimit ndaj Emergjencave Kompjuterike - Computer Emergency Response Team). CiviCERT është akredituar nga Trusted Introducer, rrjeti evropian i ekipeve të besueshme për reagim ndaj emergjencave kompjuterike.
Veglëria e Ndihmës së Parë Digjitale është gjithashtu një projekt me burim të hapur që pranon kontribute të jashtme.
E falënderojmë Fondacionin Metamorfozis për lokalizimin në gjuhën shqipe dhe EngageMedia për lokalizimin në gjuhën birmaneze, në gjuhën indoneziane dhe [në gjuhën tailandeze] të Veglërisë së Ndihmës së Parë Digjitale
Nëse dëshironi të përdorni Veglërinë e Ndihmës së Parë Digjitale në situata ku lidhja në internet është e kufizuar ose ku gjetja e një lidhjeje është e vështirë, mund të shkarkoni një version offline.
Për çdo koment, sugjerim apo pyetje në lidhje me Veglërinë e Ndihmës së Parë Digjitale, mund të shkruani në: dfak @ digitaldefenders . org
GPG - Fingerprint: 1759 8496 25C1 56EC 1EB4 1F06 6CC1 888F 5D75 706B