Këtu është lista e organizatave që ofrojnë lloje të ndryshme mbështetjesh. Klikoni në secilën organizatë për të zgjeruar informacionin e plotë në lidhje me shërbimet e tyre dhe si t'i kontaktoni ato.

Access Now
Ueb-faqja: https://www.accessnow.org/help
Linja për ndihmë për sigurinë digjtale e Access Now punon me individë dhe organizata në mbarë botën për t'i mbajtur ata të sigurt në internet. Nëse jeni në rrezik, ne mund t'ju ndihmojmë të përmirësoni praktikat tuaja të sigurisë digjitale për t'u larguar nga rreziku. Nëse jeni tashmë nën sulm, ne ofrojmë ndihmë urgjente me reagim të shpejtë.
Shërbimet
Kë e ndihmojnë
Si të kontaktoni
E disponueshme në këto gjuhë
Orët e punës
24/7, global
Koha për përgjigje
2 hours

Co-Creation Hub
Ueb-faqja: https://cchubnigeria.com/
CcHUB është një qendër inovacioni e dedikuar për përshpejtimin e aplikimit të kapitalit social dhe teknologjisë për prosperitet ekonomik.
Shërbimet
Kë e ndihmojnë
Si të kontaktoni
E disponueshme në këto gjuhë
Orët e punës
Monday-Friday, Nigeria (GMT +1)
Koha për përgjigje
Weekdays: 1 hour; Weekends: 3-5 hours

COLNODO - Escuela de Seguridad Digital
Ueb-faqja: https://www.escueladeseguridaddigital.co/
Escuela de Seguridad Digital është një shërbim nga Colnodo që synon të shoqërojë organizatat e shoqërisë civile, gazetarët dhe aktivistët në përgjithësi drejt një përmirësimi të vazhdueshëm të protokolleve të tyre të sigurisë, përmes proceseve arsimore që minimizojnë rreziqet digjitale që prekin informacionin dhe komunikimin e tyre.
Shërbimet
Kë e ndihmojnë
Si të kontaktoni
Orët e punës
Monday - Friday, 8-18, UTC -5
Koha për përgjigje
1 day

Digital Defenders Partnership
Ueb-faqja: https://www.digitaldefenders.org
Digital Defenders Partnership (DDP) ofron mbështetje për mbrojtësit e të drejtave të njeriut nën kërcënimin digjital dhe punon për të forcuar rrjetet lokale të reagimit të shpejtë. DDP koordinon mbështetjen emergjente për individë dhe organizata siç janë mbrojtësit e të drejtave të njeriut, gazetarët, aktivistët e shoqërisë civile dhe blogerët.
DDP ka pesë lloje të ndryshme financimi që adresojnë situata urgjente emergjente, si dhe grante afatgjata të fokusuara në ngritjen e kapaciteteve brenda një organizate. Për më tepër, ata koordinojnë Bursën për Integritetin Digjital ku organizatat marrin trajnime të personalizuara për sigurinë dhe privatësinë digjitale, dhe programin Rrjeti i Reagimit të Shpejtë.
Shërbimet
Kë e ndihmojnë
Si të kontaktoni
Orët e punës
Monday-Thursday 9am-5pm CET
Koha për përgjigje
4 days

Digital Security Lab Ukraine
Ueb-faqja: https://dslua.org/
Digital Security Lab Ukraine është një organizatë joqeveritare me seli në Kiev, e themeluar në vitin 2017 me misionin të mbështesë zbatimin e të drejtave të njeriut në internet, duke ndërtuar kapacitetin e OJQ-ve dhe mediave të pavarura për të adresuar shqetësimet e tyre të sigurisë digjitale dhe duke ndikuar në politikat e qeverisë dhe të kompanive në fushën e të drejtave digjitale.
Shërbimet
Kë e ndihmojnë
Si të kontaktoni
Orët e punës
Monday-Thursday 9am-5pm EET/EEST
Koha për përgjigje
2 days

Fondacioni i të Drejtave Digjitale (Digital Rights Foundation)
Ueb-faqja: https://digitalrightsfoundation.pk/
Fondacioni i të Drejtave Digjitale (DRF) është një organizatë joqeveritare e regjistruar e bazuar në hulumtime me seli në Pakistan. E themeluar në vitin 2012, DRF fokusohet në TIK-un për të mbështetur të drejtat e njeriut, gjithëpërfshirjen, proceset demokratike dhe qeverisjen digjitale. DRF punon për çështjet e fjalës së lirë në internet, privatësisë, mbrojtjes së të dhënave dhe dhunës në internet kundër grave.
Shërbimet
Kë e ndihmojnë
Si të kontaktoni
Orët e punës
7 days a week, 9 AM-5 PM UTC+5 (PST)
Koha për përgjigje
56 hours

Freedom of the Press Foundation
Ueb-faqja: https://freedom.press
Fondacioni Freedom of the Press (FPF) është një organizatë jofitimprurëse që përkrah, mbron dhe fuqizon gazetarinë me interes publik në shekullin e 21-të. FPF trajnon të gjithë, nga organizatat e mëdha mediatike deri te gazetarët e pavarur për një sërë mjetesh dhe teknikash të sigurisë dhe privatësisë për të mbrojtur më mirë veten, burimet dhe organizatat e tyre.
Shërbimet
Si të kontaktoni
E disponueshme në këto gjuhë
Orët e punës
Monday to Friday, office hours, Eastern Time Zone, USA
Koha për përgjigje
1 day

Front Line Defenders
Ueb-faqja: https://www.frontlinedefenders.org/emergency-contact
Front Line Defenders është një organizatë ndërkombëtare me seli në Irlandë që punon për mbrojtjen e integruar të mbrojtësve të të drejtave të njeriut në rrezik. Front Line Defenders ofron mbështetje të shpejtë dhe praktike për mbrojtësit e të drejtave të njeriut në rrezik të menjëhershëm përmes granteve të sigurisë, trajnimit për sigurinë fizike dhe digjitale, avokimit dhe zhvillimit të fushatave.
Front Line Defenders operon një linjë telefonike të mbështetjes emergjente 24/7 +353-121-00489 për mbrojtësit e të drejtave të njeriut në rrezik të menjëhershëm në arabisht, anglisht, frëngjisht, rusisht ose spanjisht. Kur mbrojtësit e të drejtave të njeriut përballen me një kërcënim të menjëhershëm për jetën e tyre, Front Line Defenders mund të ndihmojë me zhvendosje e përkohshme. Front Line Defenders ofron trajnime për sigurinë fizike dhe sigurinë digjitale. Front Line Defenders publikon gjithashtu rastet e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në rrezik dhe zhvillon fushata dhe avokon në nivel ndërkombëtar duke përfshirë BE-në, OKB-në, mekanizmat ndërrajonalë dhe drejtpërdrejt me qeveritë për mbrojtjen e tyre.
Shërbimet
Kë e ndihmojnë
Si të kontaktoni
Orët e punës
emergency 24/7, global; regular work Monday-Friday at office hours, IST (UTC+1), staff are located in various time zones in different regions
Koha për përgjigje
same or next day in case of emergency

Greenhost
Ueb-faqja: https://greenhost.net
Greenhost ofron shërbime të TI-së me një qasje etike dhe të qëndrueshme. Ofertat e tyre të shërbimeve përfshijnë hostimin në ueb, shërbimet në re (cloud) dhe ofertat e fuqishme në sigurinë e informacionit. Greenhost është i përfshirë në mënyrë aktive në zhvillimin e kodit të hapur dhe merr pjesë në projekte të ndryshme në fushat e teknologjisë, gazetarisë, kulturës, arsimit, qëndrueshmërisë dhe lirisë së internetit.
Shërbimet
Si të kontaktoni
Orët e punës
24/7, UTC+2
Koha për përgjigje
4 hours

Internews
Ueb-faqja: https://www.internews.org
Duke plotësuar punën thelbësore të Internews, Internews gjithashtu punon me individë, organizata dhe komunitete anembanë botës për të rritur ndërgjegjësimin për sigurinë digjitale, për të mbrojtur qasjen në një internet të hapur dhe të pacensuruar dhe për të përmirësuar praktikat e sigurisë digjitale. Internews ka trajnuar gazetarë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut në mbi 80 vende, dhe ka rrjete të forta të trajnerëve dhe auditorëve lokalë dhe rajonalë të sigurisë digjitale të njohur me Kornizën e Auditimit të Sigurisë dhe Modelin e Vlerësimit për Grupet e Avokimit (SAFETAG) (https://safetag.org), zhvillimin e të cilës e ka udhëhequr Internews. Internews dërton partneritete të forta dhe të përgjegjshme si me shoqërinë civile ashtu edhe me firmat e inteligjencës dhe analizës së kërcënimeve të sektorit privat, dhe mund të mbështesë partnerët drejtpërdrejt në mbajtjen e një pranie online, të sigurt dhe të pacensuruar. Internews ofron ndërhyrje teknike dhe jo-teknike nga vlerësimet bazë të sigurisë duke përdorur kornizën SAFETAG tek vlerësimet e politikave të organizatave e deri te strategjitë e rishikuara të zbutjes duke u bazuar në hulumtimin e kërcënimeve. Ata mbështesin drejtpërdrejt analizën e "phishing" dhe "malware" për të drejtat e njeriut dhe grupet e medias që përballen me sulme digjitale të synuara.
Shërbimet
Kë e ndihmojnë
Si të kontaktoni
Orët e punës
24/7, global
Koha për përgjigje
12 hours

Media Diversity Institute - Armenia
Ueb-faqja: https://mdi.am/
Media Diversity Institute - Armeni është një organizatë jofitimprurëse, joqeveritare që synon të përdorë fuqinë e mediave tradicionale, mediave sociale dhe teknologjive të reja për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie demokratike, civile, për t'i dhënë zë të pazëve dhe të thellojë të kuptuarit kolektiv të llojeve të ndryshme të diversitetit shoqëror.
MDI Armeni është e lidhur me Media Diversity Institute me seli në Londër, por është subjekt e pavarur.
Shërbimet
Kë e ndihmojnë
Si të kontaktoni
Orët e punës
24/7, GMT+4
Koha për përgjigje
3 hours

Myan ICT for Development Organization (MIDO)
Ueb-faqja: https://http://www.mido.ngo/
Misioni i MIDO-s është të jetë një katalizator për adoptimin e teknologjisë për të nxitur përparimin social dhe politik në Mianmar.
Shërbimet
Kë e ndihmojnë
Si të kontaktoni
Orët e punës
7 days a week, 9 AM-5 PM UTC +6:30
Koha për përgjigje
1 day

Nothing2Hide
Ueb-faqja: https://nothing2hide.org
Nothing2Hide (N2H) është një shoqatë që synon t'u sigurojë gazetarëve, avokatëve, aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe qytetarëve "të zakonshëm" mjetet për të mbrojtur të dhënat dhe komunikimet e tyre, duke ofruar zgjidhje teknike dhe trajnime të përshtatura për çdo kontekst. Vizioni ynë është të vëmë teknologjinë në shërbim të shpërndarjes dhe mbrojtjes së informacionit në mënyrë që të forcojmë demokracitë në mbarë botën.
Shërbimet
Kë e ndihmojnë
Si të kontaktoni
Orët e punës
Monday to Friday, 9am to 6pm CET
Koha për përgjigje
1 day

Qendra e Reagimit ndaj Incidenteve kompjuterike në Luksemburg (Computer Incident Response Center Luxembourg - CIRCL)
Ueb-faqja: https://circl.lu
CIRCL është CERT-i për sektorin privat, komunat dhe subjektet joqeveritare në Luksemburg.
CIRCL ofron një pikë kontakti të besueshme për çdo përdorues, kompani dhe organizatë me seli në Luksemburg, për trajtimin e sulmeve dhe incidenteve. Ekipi i tij i ekspertëve vepron si një ekip zjarrfikës, me aftësinë për të reaguar menjëherë dhe me efikasitet sa herë ka dyshime, zbulohen ose ndodhin kërcënime.
Qëllimi i CIRCL është të mbledhë, shqyrtojë, raportojë dhe të përgjigjet ndaj kërcënimeve kibernetike në mënyrë sistematike dhe të shpejtë.
Si të kontaktoni
Orët e punës
office hours, UTC+2
Koha për përgjigje
4 hours

Qurium Media Foundation
Ueb-faqja: https://www.qurium.org
Qurium Media Foundation është një ofrues i zgjidhjeve të sigurisë për mediat e pavarura, organizatat e të drejtave të njeriut, gazetarët hetues dhe aktivistët. Qurium ofron një portofol zgjidhjesh profesionale, të personalizuara dhe të sigurta me mbështetje personale për organizatat dhe individët në rrezik, e cila përfshin:
- Hostim të sigurt me zbutjen DDoS të faqeve të internetit në rrezik
- Mbështetje për reagim të shpejtë për organizatat dhe individët nën kërcënim të menjëhershëm
- Kontrolle të sigurisë së shërbimeve të internetit dhe aplikacioneve celulare
- Anashkalimi i faqeve të bllokuara të internetit
- Hetime eksperte të sulmeve digjitale, aplikacioneve mashtruese, "malware" të synuar dhe dezinformimit
Shërbimet
Kë e ndihmojnë
Si të kontaktoni
Orët e punës
8AM-18PM Mon-Sun CET
Koha për përgjigje
4 hours

SHARE CERT
Ueb-faqja: https://www.sharecert.rs/
Misioni i SHARE CERT është të fuqizojë klientët e tyre për t'iu përgjigjur sulmeve në një mënyrë efikase dhe t'i bëjë ata më rezistent në parandalimin e sulmeve kibernetike të ardhshme.
Shërbimet
Kë e ndihmojnë
Si të kontaktoni
Orët e punës
Monday - Friday, 9 AM - 5 PM, GMT+1/GMT+2
Koha për përgjigje
Within a day

TibCERT - Tibetan Computer Emergency Readiness Team
Ueb-faqja: https://tibcert.org/
Ekipi Tibetian i Gatishmërisë për Emergjencat Kompjuterike (TibCERT) synon të krijojë një strukturë formale, të bazuar në koalicion për reduktimin dhe zbutjen e kërcënimeve në internet në komunitetin tibetian, si dhe të zgjerojë kapacitetin hulumtues teknik të tibetianëve për kërcënimet në diasporë dhe mbikëqyrjen dhe censurën brenda Tibetit, duke siguruar në fund liri dhe siguri më të madhe në internet për shoqërinë tibetiane në tërësi.
Misioni i TibCERT përfshin:
- Krijimin dhe mbajtjen e një platforme për bashkëpunim afatgjatë midis palëve të interesuara në komunitetin tibetian për çështjet dhe nevojat e sigurisë dixhitale,
- Thellimin e lidhjeve dhe zhvillimin e një procesi formal për bashkëpunim midis tibetianëve dhe studiuesve globalë të "malware" dhe sigurisë kibernetike për të siguruar ndarje reciproke të dobishme,
- Rritjen e burimeve në dispozicion të tibetianëve për t'u mbrojtur kundër dhe për të zbutur sulmet në internet duke publikuar rregullisht informacione dhe rekomandime mbi kërcënimet me të cilat përballet komuniteti,
- Ndihmën për tibetianët në Tibet të anashkalojnë censurën dhe mbikëqyrjen duke ofruar informacione dhe analiza të rregullta, të detajuara, si dhe zgjidhje të mundshme.
Shërbimet
Si të kontaktoni
Orët e punës
Monday - Friday, GMT+5.30
Koha për përgjigje
24 hours during off hours, 2 hours during our working time