Unë jam në shënjestër të një fushate shpifjeje

Kur dikush me qëllim krijon dhe shpërndan informacione të rreme, të manipuluara ose mashtruese për të shkaktuar dëm duke minuar reputacionin e dikujt, kjo është një fushatë shpifjeje. Këto fushata mund të synojnë individë ose organizata që kanë një lloj ekspozimi publik. Ato mund të orkestrohen nga çdo aktor, qoftë qeveritar apo privat.

Edhe pse ky nuk është një fenomen i ri, mjedisi digjital i përhap këto mesazhe me shpejtësi, duke rritur shkallën dhe shpejtësinë e sulmit dhe duke thelluar ndikimin e tij.

Ka një dimension gjinor të fushatave shpifëse kur qëllimi është të përjashtohen gratë dhe njerëzit LGBTQIA+ nga jeta publike, duke shpërndarë informacion që "shfrytëzon pabarazitë gjinore, promovon heteronormativitetin dhe i thellon ndarjet sociale" [1].

Ky seksion i Veglërisë së Ndihmës së Parë Digjitale do t'ju udhëzojë nëpër disa hapa bazë për të planifikuar se si t'i përgjigjeni një fushate shpifjeje. Ndiqni këtë pyetësor për të identifikuar natyrën e problemit tuaj dhe për të gjetur zgjidhjet e mundshme.

[1] Kundërvënia ndaj dezinformimit