Mendoj se jam duke u mbikëqyrur

Kohët e fundit, kemi parë shumë raste të reja të mbikëqyrjes ndaj aktorëve të hapësirës civile, nga përdorimi i programeve për përndjekje (“stalkerware”) nga partnerët abuzues dhe mbikëqyrje të punonjësve nga kompanitë, deri tek mbikëqyrja masive nga shteti dhe fushatat e synuara të spiunimit (“spyware”) kundër aktivistëve dhe gazetarëve. Duke pasur parasysh spektrin e gjerë të teknikave dhe të precedentëve të vëzhguar, është e pamundur të mbulohet çdo aspekt i mbikëqyrjes, veçanërisht për mbështetjen emergjente.

Thënë kështu, kjo rrjedhë pune do të përqendrohet në rastet e zakonshme që shihen në sferën digjitale dhe që lidhen me pajisjet e përdoruesve fundorë dhe llogaritë në internet që përfaqësojnë urgjencat me përgjigje vepruese. Kur nuk ka një zgjidhje të mundshme, atëherë nuk do ta konsiderojmë atë një urgjencë dhe nuk do të mbulohet gjerësisht (në vend të kësaj, do të jepen referenca).

Disa nga rastet që nuk i mbulon kjo rrjedhë pune janë:

  • Mbikëqyrja fizike. Nëse keni frikë se jeni në shënjestër të mbikëqyrjes fizike dhe dëshironi mbështetje, mund të kontaktoni organizatat që fokusohen në sigurinë fizike në faqen mbështetëse të Veglërisë së Ndihmës së Parë Digjitale.
  • Mbikëqyrja masive me pajisje si kamerat CCTV në hapësira publike, korporative dhe private
  • Defektet e harduerit që nuk varen nga lidhja e internetit

Një mosmarrje e përgjegjësisë e dytë e rëndësishëm është se në ditët moderne të gjithë po mbikëqyren si parazgjedhje në një farë mase:

  • Infrastruktura e celularëve është krijuar për të mbledhur një sasi masive të dhënash për veten tonë, të cilat mund të përdoren nga disa aktorë për të mësuar detaje si vendndodhjen tonë, rrjetin e kontakteve, etj.
  • Shërbimet online si rrjetet sociale dhe ofruesit e postës elektronike (e-mailit) mbledhin gjithashtu një sasi të madhe të dhënash rreth nesh, të cilat mund të lidhen për shembull me fushatat reklamuese për të na shfaqur reklama që lidhen me temat e postimeve tona apo edhe mesazhe të drejtpërdrejta (një-për-një).
  • Gjithnjë e më shumë vende kanë shumë sisteme të ndërlidhura që përdorin identitetin tonë dhe mbledhin informacion mbi ndërveprimet tona me institucione të ndryshme publike, duke mundësuar krijimin e një “profili” duke u bazuar në kërkesat e dokumenteve për informacionin tatimor apo shëndetësor.

Këta shembuj të mbikëqyrjes masive, plus precedentët e shumtë të operacioneve të synuara, krijojnë ndjenjën se të gjithë (veçanërisht në hapësirën e aktivistëve) po mbikëqyren, gjë që mund të çojë në paranojë dhe të ndikojë në aftësinë tonë emocionale për t'u përballur me kërcënimet aktuale me të cilat mund të përballemi. Thënë kështu, ka raste specifike ku - në varësi të profilit tonë të rrezikut, punës që bëjmë dhe kapaciteteve të kundërshtarëve tanë të mundshëm - ne mund të kemi krijuar dyshime se jemi duke u mbikëqyrur. Nëse rasti juaj është i tillë, vazhdoni të lexoni.

Një mosmarrje e përgjegjësisë e tretë, shumë skema mbikëqyrjeje (veçanërisht ato më të synuara), zakonisht lënë pak ose aspak tregues të qasshëm për viktimat, duke e bërë zbulimin të vështirë dhe ndonjëherë të pamundur. Ju lutemi, mbani këtë në mend gjatë lundrimit në këtë rrjedhë punë dhe nëse ende besoni se rasti juaj nuk është i mbuluar ose është më kompleks, ju lutemi kontaktoni organizatat e shënuara në fund të rrjedhës së punës.

Si konsideratë e fundit, ju lutemi mbani në mend se përpjekjet e mbikëqyrjes mund të jenë masive ose të synuara. Operacionet masive të mbikëqyrjes zakonisht mbulojnë popullsi të tëra ose pjesë të mëdha të tyre, si p.sh. të gjithë përdoruesit e një platforme, të gjithë njerëzit nga një rajon specifik, etj. Këto zakonisht mbështeten më shumë në teknologji dhe zakonisht janë më pak të rrezikshme sesa mbikëqyrja e synuar, e cila synon një individ ose një numër të vogël individësh, kërkon burime të dedikuara (para, kohë dhe/ose kapacitet) dhe zakonisht është më e rrezikshme se mbikëqyrja masive, duke pasur parasysh motivimet pas vendosjes së burimeve për të monitoruar aktivitetin dhe komunikimin e personave të veçantë.

Nëse keni gjetur ndonjë tregues se jeni të mbikëqyrur, klikoni fillo për të filluar me rrjedhën e punës.