Kam marrë një mesazh të dyshimtë

Forma më e zakonshme e email-eve të dyshimta janë e-mail-et “phishing”, por ju mund të merrni mesazhe të dyshimta në llogaritë e mediave sociale e poashtu edhe/ose në aplikacionet për dërgimin e mesazheve. Mesazhet “phishing” synojnë t'ju mashtrojnë që të jepni informacionin tuaj personal, financiar ose atë të llogarisë. Ata mund t'ju kërkojnë të vizitoni një faqe interneti të rreme ose të telefononi një numër të rremë shërbimi ndaj klientit. Mesazhet “phishing” mund të përmbajnë gjithashtu bashkëngjitje që instalojnë softuer keqdashës në kompjuterin tuaj kur të hapen.

Nëse nuk jeni të sigurt për vërtetësinë e mesazhit që keni marrë, ose çfarë të bëni për të, mund të përdorni pyetësorin e mëposhtëm si një mjet udhëzues për të diagnostikuar më tej situatën ose për të ndarë mesazhin me organizata të jashtme të besuara që do t'ju ofrojnë një analizë më të detajuar të mesazhit tuaj.

Mbani në mend se marrja e një e-maili të dyshimtë nuk do të thotë domosdoshmërisht se llogaria juaj është komprometuar. Nëse mendoni se një e-mail ose mesazh është i dyshimtë, mos e hapni. Mos iu përgjigjni mesazhit, mos klikoni asnjë lidhje dhe mos shkarkoni asnjë bashkëngjitje.