Ueb-faqja ime ka rënë, çfarë po ndodh?

Ueb-faqja ime ka rënë, çfarë po ndodh?

Një kërcënim me të cilin përballen shumë OJQ, media të pavarura dhe blogerë është që zëri i tye të heshtet sepse ueb-faqja e tyre ka rënë ose është hakuar. Ky është një problem zhgënjyes dhe mund të ketë shumë shkaqe si mirëmbajtja e keqe e faqes në internet, hostimi jo i besueshëm, script-kiddies, ngatërresa me një faqe interneti, një sulm DDOS ose hakimi i ueb-faqes. Ky seksion i Veglërisë së Ndihmës së Parë Digjitale do t'ju njoftojë me disa hapa themelorë për t'i diagnostikuar problemet e mundshme duke përdorur materiale nga My Website is Down.

Është e rëndësishme të dini se ka shumë arsye pse faqja juaj e internetit mund të bjerë. Ato mund të jenë probleme teknike në kompaninë që e hoston ueb-faqen ose në një sistem të menaxhimit të përmbajtjes (CMS), si Joomla ose Wordpress, që nuk është përditësuar. Gjetja e problemit dhe zgjidhjeve të mundshme për problemin e faqes suaj të internetit mund të jetë e rëndë. Është praktikë e mirë të kontaktoni webmasterin tuaj dhe ofruesin e shërbimit të hostimit të faqes në internet pasi të keni diagnostikuar këto probleme të zakonshme më poshtë. Nëse asnjë nga këto opsione nuk është e disponueshme për ju, kërkoni ndihmë nga një organizatë që keni besim.

Tani, përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme për të marrë një ide më të mirë se çfarë po ndodh.
Filloni